Dinamo e Zagrebit, ekip ku luan Arbër Hoxha, anësori i kombëtares tonë, largoi nga pankina pak ditë më parë Sergej Jakirovic, pas humbjes së thellë në Champions League ndaj Bayern Munchen. Klubi kroat, pasi u refuzua nga Conceicao, tashmë ka nisur identifikimin e emrave të tjerë, që mund të ulen në pankinë.

Favorit për momentin është Nenad Bjelica. Trajneri kroat ka një të shkuar edhe në Itali në  stolin e Spezias, në sezonin 2014-15, ndërsa edicionet e fundit ka udhëhequr Union Berlin, Trabzonspor dhe Osijek. Edhe për Dinamon do të ishte një rikthim, pasi Bjelica ka qenë tashmë trajner i këtij ekipi, nga viti 2018 deri në vitin 2020.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb