Deputeti demokrat Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, tha në rubrikën “Opinion” në News24 se ndaj diktaturës s’mund të përdoren metoda demokratike.

Paloka tha se reforma në drejtësi u bë që Edi Rama ta merrte nën kontroll dhe ja ku jemi sot, kur një deputet i opozitës, dënohet me burg nga Gjykata e Apelit.

Paloka tha se deputetët e PS janë një tufë kartonësh që i kontrollon Edi Rama.

“Nuk mund të ulim kokën para diktaturës”, tha Paloka, duke shtuar se Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër përveç asaj të dhunës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb