Të reja të rëndësishme te Milani. Klubi kuqezi është pranë rinovimit të kontratës me portierin Mike Maignan.
Sipas asaj që shkruan CDS, baza fikse do të jetë 5 milionë euro neto, të cilave mund të shtohen bonuse të konsiderueshme individuale dhe ekipore për të rritur më tej pagën. Me pak fjalë, palët janë afër një marrëveshjeje, me Maignan që pritet të nënshkruajë deri në qershor 2028.
Milan, gjatë verës, kishte refuzuar kërkesat e skuadrave të mëdha evropiane, ku për Maignan pati interesim nga Chelsea dhe Bayern Munich.
(J.S/BalkanWeb)