Ministri i Jashtëm ukrainas diskutoi sot, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, me homologun e tij kinez mënyrat e mundshme përmes të cilave mund të arrihet një paqe e qëndrueshme në Ukrainë, njoftoi sot Kievi.
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, i cili më parë ishte takuar gjithashtu me homologun e tij rus Sergei Lavrov, tha këtë javë se vetëm përmes rrugës diplomatike mund të gjendet një zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit.
Wang Yi u takua me ministrin e ri të jashtëm të Ukrainës, Andriy Sibykha, i cili mori detyrën këtë muaj, si dhe me Andriy Germak, shefin e kabinetit të Presidentit Volodymyr Zelensky.