Nedim Bajrami protagonist. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka realizuar golin e parë me fanellën e Rangers. Bajrami shënoi në portën e Malmos në Suedi, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Gjuajtja e  Dessers  përfundoi në shtyllë, sakaq në topin e kthyer, lojtari kuqezi e kishte lojë fëmijësh të shënonte.

25-vjeçari kuqezi vendosi t’i bashkohej Rangers, pasi Sassuolo ra në Serie B. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në Zvicër për Grasshopers dhe Empoli.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb