Dënim politik dhe fundin e demokracisë e ka cilësuar deputetja demokrate Ina Zhupa vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj ligjvënësit Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit heqje lirie.

Zhupa shprehet se me këtë vendim nuk u dënua vetëm Ervin Salianji, si zë i fortë i denoncimit publik në emër të Partisë Demokratike, po u dënuan gjithë opozitarët nga sot e tutje.

“Ervini Salianji goditet për ti rrëmbyer mandatin, për ta hequr nga fushata si drejtues politik në Elbasan. Deputeti nuk mund të gjykohet nga gjykatat e zakonshme, këto marifete për të dënuar një drejtues të opozitës, janë prova të luftës politike.

Të denoncosh me fakte dhe prova nuk është vepër penale.

Të çosh para drejtësisë trafikantët e drogës nuk është vepër penale.

Të mbrosh interesin publik nuk është vepër penale.

Harrojeni, se na mbyllni gojën, se e ndalni opozitën!”, shkruan Zhupa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb