SHBA, Britania e Madhe, BE, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Katari dhe të tjerë vende përmes një deklarate të përbashkët, kanë bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hezbollahut.
SHBA, Australia, Kanadaja, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe dhe Katari kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për “një zgjidhje diplomatike” të krizës midis Izraelit, Libanit dhe Hezbollahut dhe një armëpushim i menjëhershëm.
Në deklaratë u bëhet thirrje palëve në konflikt të respektojnë rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me Libanin dhe Gazën.
Në deklaratë thuhet :
Situata midis Libanit dhe Izraelit që nga 8 tetori 2023 është e patolerueshme dhe paraqet një rrezik të papranueshëm të një përshkallëzimi më të gjerë rajonal. Kjo nuk është në interesin e askujt, as të popullit të Izraelit dhe as të popullit të Libanit.
Është koha për të përfunduar një zgjidhje diplomatike që u mundëson civilëve në të dy anët e kufirit të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurt. Megjithatë, diplomacia nuk mund të ketë sukses në mes të një përshkallëzimi të këtij konflikti.
Prandaj, ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm 21-ditor në të gjithë kufirin Liban-Izrael, për t’i dhënë hapësirë diplomacisë drejt përfundimit të një zgjidhjeje diplomatike në përputhje me Rezolutën 1701 dhe zbatimin e Rezolutës 2735 në lidhje me një armëpushim në Gaza.
Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve, duke përfshirë qeveritë e Izraelit dhe Libanit, që të miratojnë armëpushimin e përkohshëm menjëherë në përputhje me RKSKB 1701 gjatë kësaj periudhe dhe t’i japin një shans real një zgjidhjeje diplomatike.
Më pas, ne jemi të përgatitur të mbështesim plotësisht të gjitha përpjekjet diplomatike për të përfunduar një marrëveshje midis Libanit dhe Izraelit brenda kësaj periudhe, duke u mbështetur në përpjekjet e muajve të fundit, që i jep fund krejtësisht kësaj krize.
Ai u publikua menjëherë pasi Izraeli kishte njoftuar se kishte kryer një sulm “të saktë” në Bejrut, për të cilin mediat izraelite janë informuar se kishte për qëllim një komandant të lartë të Hezbollahut. Ushtria izraelite ka kryer stërvitje në veri të vendit për t’u përgatitur për një inkursion tokësor në Liban.
Nga ana e tij, Hezbollahu ka vazhduar të lëshojë raketa drejt Izraelit dhe në një deklaratë të mëparshme tha se kishte goditur objektivat e industrisë së mbrojtjes pranë Haifës.
Mbi 600 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në Liban që kur Izraeli nisi bombardimet e tij intensive ajrore të hënën. Ai pretendon se synon infrastrukturën e përdorur nga Hezbollahu, duke përfshirë goditjen e një ure që shënonte një pikë kalimi midis Sirisë dhe Libanit.