Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka reaguar pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me 1 burg për kallëzim të rremë.

Muçollari thotë në reagimin për mediat se dënimi i Salianjit u komunikua nga kryeministri Edi Rama gjatë seancës së fundit parlamentare, ndërsa sot u formalizua nga Apeli.

Ai sjell në vëmendje replikat e kryeministrit Edi Rama me deputetin demokrat, gjatë seancës, të cilit iu drejtua se po shtynte gjyqin duke munguar, ndërsa pati një paralajmërim edhe për Gazment Bardhin.

“Në sytë e të gjithëve dhe në mes të ditës, Gjykata e Apelit sot u konfirmua si zyrë e ekzekutivit, si permbarim i porosive të mazhorancës. Edi Rama sot ka kërcenuar me burg çdokend, çdo gazetar si Jetmir Olldashi, që denoncon lidhjet e krimit me politiken, lidhjet e errëta familjare të ministrave“, shkruan Muçollari.

Deklarata e Muçollarit

Porosia e Kryeministrit, Kodi i ri Penal
Denimin e Ervin Salianjit sot, na e tha Kryeministri nga Parlamenti në seancën e fundit kur ishte i pranishëm. Duke kercenuar kryetarin e Grupit Parlamentar të Opozitës se do të perfundonte si deputeti që sot ju komunikua 1 vit burg. Dhe siç paralajmëroi Edi Rama, sot u formalizua ndeshkimi. 1 vit burg, për një vepër penale që nuk denohet, e nuk parashikohet në këtë masë nga asnjë ligj apo normë. Thjesht sanskionohet në kodin e hakmarrjes së Kryeministrit dhe ish-Ministrit të Brendshëm.

Ne nuk jemi më në kushtet dhe në territorin e Republikës. Urdhri politik i sunduesit është jurisprudenca dhe korpusi i institucioneve. Në sytë e të gjithëve dhe në mes të ditës, Gjykata e Apelit sot u konfirmua si zyrë e ekzekutivit, si permbarim i porosive të mazhorancës. Edi Rama sot ka kërcenuar me burg çdokend, çdo gazetar si Jetmir Olldashi, që denoncon lidhjet e krimit me politiken, lidhjet e errëta familjare të ministrave.

Platforma e asgjesimit të Opozitës me mjete jo politike, mori zgjerim edhe më shumē sot. Drejtësia e re u deshmua vegel e vjetêr e autokratit, besnike e verber politike e shumicës së majtë. Kushdo qê hesht sot e bekon këtë renie të demokracisë. Dhe nderkombetarêt nëse nuk reagojnë, behen kumbarë tē diktaturës më të re në Ballkan.

Nderkohe që qytetaret e ketij vendi duhet të brofin në kembe për lirine, dinjitetin e jeten e tyre. Xhelati tregoi që është pas deres së çdo njeriu që nuk ben “urra” për Edi Ramen. Nese ende nuk e ke provuar në lekurën tende, është thjesht çështje kohe e radhe. Tê ngrihemi sa nuk është vonë.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb