Deputetja demokrate Elda Hoti reagoi lidhur me vendimin e Apelit, i cili dënoi me 1 vit burg ligjvënësin demokrat, Ervin Salianji.
Hoti shkruan se Shqipërisë i është shembur çdo shtyllë që mban në këmbë një shtet demokratik, ndërsa thekson se sot drejtësia e komanduar vulosi një hakmarrje politike kundra deputetit Ervin Saljanji.
“U dënua pse denoncoi lidhjet e qeverisë së Edi Ramës me krimin e organizuar.
Ervin Salianji i cili ka spikatur me opozitarizmin e tij, sot i duhej jashtë politike Edi Rames.
Preçedenti i rrëzikshëm, të godasësh kundërshtarin, pa asnjë fakt, pa asnjë prove duke përdorur gjykatat, është këmbanë alarmi për secilin prej nesh!
Ervin Salianji u dënua për ti shtruar rrugën vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve të 2025. Sot u vulos shkalla më e lartë e sulmeve ndaj opozitës. Për këtë fushatë Edi Rama, ka përdorur krimin e organizuar, ka përdour policinë, ka përdorur çdo instrument, tani po përdor drejtësinë politike.
Është koha për reagim, kundra këtyre që kanë marr peng çdo institucion!
Sot çdo qytetarë shqiptar është në rrezik.
Shqipëria është në rrezik”, shprehet Hoti.