Toni Kroos është kthyer mbrapa në kohë, teksa ka zbuluar se ka qenë pranë firmës me Manchester United. Gjithsesi, gjërat nuk shkuan si duhet, duke bërë që transferimi i gjermanit të dështonte.
“Para se të nënshkruaja për Real Madridin, kisha një marrëveshje me Manchester United. Por më pas ndodhi që ata e shkarkuan David Moyes. Ai dhe unë kishim biseduar në shtëpinë time, ulur në divan, për mundësinë e shkuarjes në Manchester.
Ne folëm, më pas gjithçka ndryshoi sepse Djajtë e Kuq e shkarkuan dhe nënshkruan me Van Gaalin. Dhe kështu gjithçka u prish” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)