Rangers e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Europa League. Skuadra skoceze fitoi 0-2 ndaj Malmo, në ndeshjen e luajtur në Eleda Stadion (Malmö). Goli i parë i sfidës erdhi shumë shpejt.
Ishte Nedim Bajrami, mesfushori i kombëtares kuqezi që realizoi golin e parë me fanellën e Rangers. Ashtu si në Europian, ai gjeti golin në minutën e parë. Goli i dytë mban firmën e McCausland.
Fenerbahce e Mourinhos mundi 2-1 Royale Union. Goli i Soyuncu në minutën e 26-të bëri që ekipi turk të shkonte në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Në të 82-tën, Burges realizoi autogol. Në kohën shtesë, belgët u “zgjuan” duke rihapur sfidën me Sykes, por tepër vonë.
(VIDEO)
(J.S/BalkanWeb)