Samuel Mbangula do të qëndrojë te Juventus. Talenti belg ka rinovuar kontratën me bardhezinjtë. 20-vjeçari ka firmosur një marrëveshje, të vlefshme deri në vitin 2028.
Në këtë sezon, sulmuesi ka luajtur 4 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 2 herë pasin e fundit. Mbangula ka luajtur më parë për ekipet zinxhirë të “Zonjës së Vjetër”, si ato të U19 dhe U23.
“Samuel Mbangula ka nënshkruar një rinovim të kontratës me Juventusin. Anësori belg ka firmosur një marrëveshje që do ta mbajë atë me Bianconerët deri më 30 qershor 2028” – shkruan klubi.
Samuel Mbangula renews his contract until 2️⃣0️⃣2️⃣8️⃣ 📝
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) September 26, 2024
(J.S/BalkanWeb)