Qyteti Forest City me vlerë 100 miliardë dollarë, është inauguruar zyrtarisht në vitin 2016. Ai u konceptua si një qendër urbane futuriste, që premtonte jetesën luksoze dhe një vend të afërt me mjedisin.
Ky qytet ndodhet në Johor të Malajzisë, financuar kryesisht nga Kina dhe supozohet të strehonte 700 mijë dollarë. Gjithsesi, më pas ndodhi diçka tjetër. Sot, “Qyteti Jugor” si një “qytet fantazmë”, sepse rreth 9000 njerëz jetojnë në një zonë të madhe, mbushur me diamante.
YouTuber-i i njohur Ben Morris ka vizituar kompleksin e pallatit, që nuk është totalisht i banuar. Investitori më i madh, Country Garden Holdings, organizoi një hapje madhështore më 6 mars të vitit 2016. Në atë kohë, një shumë e madhe parash u investuan në ndërtim, me qëllim tërheqjen e blerësve të klasës së mesme.
Gjërat nuk shkuan sipas planit. Investitori kinez hasi në probleme financiare, projekti nuk u përfundua dhe shumë pak blenë banesa. YouTuberi tha se gjatë vizitës në këtë “qytet fantazmë” është një udhëtim i vetmuar. Njerëzit që e kanë parë me sytë e tyre “Qytetin Pyjor” thonë se duket si një resort i braktisur, me një plazh të shkretë, me tabela për notim të ndaluar, plot me dyqane e restorante të mbyllura.
(Balkanweb)