Roma-Bilbao ishte një nga duelet më të bukura që rezervonte xhiro e parë në Europa League. Atmosfera elektrizuese në stadiumin “Olimpik” nuk i mjaftoi verdhekuqve për të dalë me pikë të plota pasi spanjollët i befasuan në fund duke dalë me një pikë pas barazimit 1-1.
Dovbyk kaloi Romën në avantazh në minutën e 32-të pasi një assisti nga Angelino. Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Juric humbi shërbimet e Dybala-s, me fantazistin argjentinas që doli nga fusha i dëmtuar.
Në mënyrë të çuditshme trajneri i Athletic Bilbao vijon ta shoh si zëvendësues një nga lojtarët më të mirë të “Euro2024”, Nico Willimas, edhe në këtë sfidë u hodh në fushë në minutën e 60-të. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 85-të, Bilbao barazoi shifrat në 1-1 me Paredes.
“Mëkat”, shkruajnë mediat italiane pas këtij “X”. Trajneri Juric nuk e bën dramë barazimin përballë Bilbao, por e shqetëson gjendja e Dybala-s:
“Pashë shumë gjëra pozitive. Më vjen keq për rezultatin, por duhet të ruajmë këtë sjellje. Kishim raste, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim, në fund e paguam. Dybala? Paulo ndjeu një shqetësim, nuk dëshironim të rrezikonim më shumë, tani të presim e të shohim”, u shpreh Juric pas ndeshjes.
(BalkanWeb)