Një gol në minutën e 90-të nga Julian Alvarez vjen si shpëtim për ekipin e Atletico Madrid, që arrin të marrë një 3 pikësh të rëndësishëm, në një fushë aspak të lehtë siç është ajo e Celta Vigos.

Ish sulmuesi argjentinas i Manchester City realizoi një gol në minutën e fundit të kohës së rregullt, që shmang në këtë mënyrë thellimin e distancës mes ekipit të Simeones dhe dyshesh kryesuese Barcelonës dhe Real Madrid.

Sfida ishte shumë e ekuilibruar, madje ishin vendasit e Celta Vigos që përgati 1 orë lojë e kishin iniciativën dhe guximin për t’i bërë keq miqve, por Oblak dhe mungesa e fatit bëri që sfida të qëndronte në ekuilibër. Ekuilibër që u prish vetëm në minutën e fundit të ndeshjes, teksa nga e djathta Antoine Grizmann kroson në zonë, aty ku në shtyllën e dytë zgjat këmbën Alvarez dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës për golin e fitores për “Los Cholchoneros”.

I lumtur për këtë sukses edhe tekniku i Atletico Madrid, Diego Simeone i cili u shpreh: Fituam në saj të një loje shumë të mirë që zhvilluam në mbrojtje. Arritëm të fitonim ndaj një skuadre që nuk mposhtej në shtëpi që prej Shkurtit. Na duhet të përmirësohemi në aspektin sulmues, pasi nuk arrijmë të krijojmë shumë raste për gol”, përfundoi tekniku i Atletico Madrid.

Me këtë sukses Atletico Madrid ngjitet në vendin e 3 në La Liga, në kuotën e 15 pikëve, 6 më pak se sa kryesuesit e Barçës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: