Një 55-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga blutë e Tiranës.
Sipas informacioneve, Xh. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Teksa 55-vjeçari do të përballet me dënimin, materialet kanë kaluar në Prokurori.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/ Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u finalizua nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Catch”.
Kapet dhe ndalohet një 55-vjeçar i dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në Allias, u kap shtetasi Xh. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
(BalkanWeb)