Ervin Salianji u pyet se a i qëndron fjalës së tij, se do të vetëdorëzohet në polici.

Ai tha se do të jetë aty ku e ka caktuar regjimi. Salianji theksoi se çështja e tij nuk është personale, por e PD dhe publike.

Është një çështje ku janë shkelur të gjitha liritë. Edhe Kuvendi vetë reagon me burime, edhe ata vetë nuk i vënë fytyrën kësaj gjejë, atyre ju vjen pra turp. Unë do përballem dhe do jem aty ku e ka caktuar regjimi.

Unë do bëj gjitha veprimet e mia dhe vendimmarrjet që kanë të bëjnë me partinë. Kjo është çështje e Partisë Demokratike”, u shpreh Salianji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: