Deputeti Ervin Salianji, nuk i ka ndalur batutat në komunikimin me gazetarët, edhe pse Gjykata e Apelit e dënoi ditën e djeshme me një vit burg, vendim që pritet të zbatohet sot.
E pyetur në lidhje me mënyrën se si do të zhvillojë fushatën për zgjedhjet e 2025, ai u shpreh se do të thërrasë gazetarët e do të komunikojë me ta nga dritarja e burgut.
“Do ju thërras ju e do ju flas nga dritarja. Ka mjete komunikimi. Lejohen letrat”, tha ai.