Egnatia-Partizani do të jetë edhe supersfida e javës së 7-të të Abissnet Superiore. Ajo do të hap siparin pikërish këtë të premte, në Rrogozhinë, në ora 16:00

Partizani e ka pasur si “mace të zezë” Egnatian në sezonet e fundit, por beteja që ka dhembur më shumë ka qenë finalja e titullit të vjetshëm, kur rrogozhinasit fituan minimalisht me gol të Ibrahimoglu dhe regjistruan suksesin më të madh ndonjëherë në historinë e tyre si klub.

Që nga atëherë te Partizani janë larguar disa protagoniste të asaj beteje, por ka “të mbijetuar”. Emra si Qirko, Rrapaj, Hadroj, Sembene, Preka, Mba, Cara e me radhë e kanë ende të hapur plagën e atij kapitullimi të dhimbshëm dhe do të bëjnë maksimumin ta “mbyllin” me një fitore bindëse kundër kampionëve në fuqi

Fakt është se të dyja skuadrat kanë ndryshuar shumë në drejtim të rënies së cilësisë sa i përket emrave, por edhe cilësisë së lojës. E rëndësishme është që sot skuadrat të mos prodhojnë ndeshje të ngjashme me derbin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: