Tina Joris , e bija e turistit belg ,72 vjeçarit Mark Joris së bashku me dhjetra pjestarë të stafit të ADZM ,Elbasan dhe grupin e shpëtimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor prej ditës së djeshme po zhvillojnë operacione kërkimi të përbashkëta në parkun Kombëtar të Shebenikut dhe jo vetëm pasi këtë të Premte u përcaktuan edhe shtigjet ku mendohet se mund të ketë kaluar turisti belg.Ndërkohë prej 36 orësh po bëhen kërkimi intensive përgjatë gjithë vijës kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Fatmir Brazhda, Drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Elbasan ka instruktuar stafin e tij për të gjurmuar dhe kontrolluar çdo shteg afër kufirimit me Maqedoninë e Veriut që fillon në Peshkopi për të vijuar me Librazhdin deri në Pikën Kufitare të Qafë Thanës ku nga verifikimi në sistemin Tims nuk rezulton të ketë dalje për në shtetin fqinj të shtetasit belg Mark Joris, 72 vjeç. Në oeracionin e kërkimit janë edhe efektivë të Komisariatit të Policisë së Librazhdit janë mobilizuar disa grupe kontrolli me dron përgjatë kufirit Shqipëri-Maqedoni e Veriut .
Nga monitorimi mjaft i kujdesshëm me dron i të gjitha shtigjeve e masiveve pyjore në zonën kufitare Peshkopi-Librazhd ende nuk është konstatuar ndonjë gjurmë e turistit të humbur prej dy javësh .