Tridhjetë e pesë sekonda lojë dhe një mesazh: “Gëzuar ditëlindjen, Francesco”. Ky është urimi që Roma i bëri Francesco Tottit në ditëlindjen e tij të 48-të. Postimi i shpërndarë në rrjetet sociale nga klubi verdhekuq përfshin një video – shoqëruar me moji-n e kurorës së mbretit, e cila rishikon disa momente të karrierës së ish-kapitenit me fanellën e Romës.

Nga goli në San Siro në 2005 në fitoren 3-2 kundër Interit, te goli kundër Sampdorias në sezonin 2006/2007, duke kaluar nga goli kundër Parmës në ndeshjen që i dha Romës skudeton në 2001. Ja video i Romës në rrjetin social X:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: