Genoa-Juventus për Thiago Motta nuk do të jetë një ndeshje si të tjerat. Trajneri i Juventusit në fakt do të sfidojë skuadrën që e solli në Serie A në vitin 2008 dhe ku më pas filloi karrierën e tij si trajner. Përpara kësaj sfide, ku Juventus do të kërkojë edhe rikthimin tek fitoret në kampionat, Motta theskoi:

“Kam kaluar një kohë të mirë në Genoa. Mendoj se i kam dhënë shumë Genoa-s. Jam gjithmonë i lumtur që kthehem atje.

Do të përballemi me një Genova të fortë. Do të duhet të kuptojmë momentet e ndryshme të ndeshjes. Do të ketë momente në të cilat do të duhet të mbrohemi mirë, siç kemi bërë në këto ndeshje dhe të tjera në të cilat do të duhet të sulmojmë me vendosmëri”, theksoi tekniku italo-brazilian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: