Deputeti i PS, Petro Koçi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka komentuar vendimin e Gjykatës Apelit për konfirmimin e dënimit me 1 vit burg për deputetin e PD, Ervin Salianjin.
Koçi u shpreh se ky vendim nuk ishte një lajm i ri, pra sipas tij vendimi i djeshëm ishte thjesht për konfirmim sepse vendimi për dënim ishte dhënë më parë.
Teksa sipas Koçit “ai që u lumturua më shumë në këtë situatë është Berisha, sepse ai do ta shfrytëzojë politikisht” ,tha deputeti socialist.
Më tej, ai shtoi se sipas informacioneve të tij, dy nga pjesëtaret e trupit gjykues që dhanë vendimin për Salianjin janë të njëjtë me ata që dhanë vendimin për vulën e PD.
Petro Koçi:
Unë gjykoj që vendimi i djeshëm nuk është vendim i ri, Salianji ishte dënuar më herët dhe ky ishte një shans për ta zbutur.
Në thelb nuk është diçka e re dhe kjo nuk është diçka që PD nuk do di si ta shfrytëzoj.
Berisha normalisht që do ta shfrytëzoj dhe e ka organizuar një plan.
Mendoj se vendimi i Gjykatës, jo thjesht konfirmimi ka lidhje me një provë të falsifikuar jo vetëm me faktin.
Ne denoncojmë çdo ditë, unë nuk e di me detaje por kemi të bëjmë me fabrikim të një prove.
Thelbi është te fabrikimi i një prove. Nuk është problemi se Salianji apo një tjetër ka denoncuar diçka, kjo është krejt normale.
Më i lumturuari është Berisha. Me sa di unë thonë që dy nga gjyqtarët kanë qenë pjesë edhe e trupit gjykues që i dha vulën PD.
(BalkanWeb)