Në një moment të vështirë për Interin pas derbit të humbur ndaj Milanit, presidenti i Nerazzurrëve, Giuseppe Marotta mbetet i fokusuar dhe i vëmendshëm në të gjitha frontet.
Klubi në fakt ka një opsion blerjeje për zonën e Cabassi të Rozzano-s deri në fund të janarit 2025, por gjithashtu konsideron çështjen e San Siros për stadiumin e ri, të lidhur me Milanin.
Duke folur për CalcioeFinanza.it në Arkivin e Veneranda Fabbrica del Duomo në prezantimin e projektit të ri ‘D’Om de Milan – Il dolce di Milano’, numri një i kompanisë shpjegoi: “Ne po punojmë shumë dhe po flasim shumë. Stadiumit është një objektiv që pronarët e duan shumë, por nuk mund të flas për asgjë tjetër për hir të drejtësisë. Humbja në derbi ndaj Milanit? Ndodh”, theksoi presidenti zikaltër duke i’u rikthyer kështu humbjen në derbi.