Në intervistën e saj të parë në më shumë se dy vjet, ish-Zonja e Parë Melania Trump tha se e shihte mbijetesën e burrit të saj në dy atentate kundrejt jetës së tij si “mrekulli”.

Ish-modelja e modës me origjinë sllovene ka qëndruar kryesisht e mënjanuar në fushatën elektorale, duke mos folur në Konventën Kombëtare Republikane.

Në një intervistë të transmetuar në Fox News, Melania Trump u bëri thirrje demokratëve dhe anëtarëve të medias që të ndalojnë së cilësuari burrin e saj si një kërcënim për demokracinë. Ajo fajësoi mediat për “formimin e një atmosfere toksike” dhe fuqizimin e atyre që “duan t’i bëjnë keq atij”. Demokratët më parë fajësuan Trump për retorikë të dhunshme, duke përfshirë ndihmën për të nxitur një sulm ndaj Kapitolit të SHBA më 6 janar 2021.

“Kjo nuk është normale,” tha ajo.

“A është vërtet tronditëse që e gjithë kjo dhunë skandaloze shkon kundër burrit tim? Sidomos që ne dëgjojmë liderët e partisë opozitare dhe mediat kryesore që e cilësojnë atë si një kërcënim për demokracinë, duke e quajtur me emra të poshtër?”, shtoi Melania.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb