TIRANE

Mbështetësit e Just Stop Oil kanë hedhur supë mbi dy piktura të Vincent van Gogh, vetëm disa orë pasi dy aktivistë u dënuan me burg.

Tre protestues hodhën një supë me perime ngjyrë portokalli mbi pikturat në ekspozitën e Poets and Lovers në Galerinë Kombëtare në Londrën qendrore.

Ditën e sotme, Phoebe Plummer, 23 vjeç, u dënua me dy vjet burg, ndërsa Anna Holland, 22 vjeç, u dënua me 20 muaj, pasi hodhi supë mbi Sunflowers të Van Gogh në tetor 2022.

Dyshja shkaktuan 10,000 £ dëme në kornizën ngjyrë ari të pikturës së mbuluar me xham.

Ndërsa aktivistët – dy gra dhe një burrë – hodhën supë mbi dy nga pikturat e Van Gogh-ut, Sunflower, sot, ndërsa shikuesit mund të dëgjoheshin duke bërtitur “jo” dhe “mos e bëj”.

Një nga pikturat, Sunflowers 1888, ishte e njëjta mbi të cilën Plummer dhe Holland hodhën supë dy vjet më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: