Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se Ervin Salianji do të jetë i deleguar nderi i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit. Berisha tha se deputeti demokrat ka rritur mbështetjen te qytetarët pasi u dëshmua se ai mbrojti të vërtetat dhe interesin publik.

“I deleguari i nderit në Qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Unë kam bindje se guximi i tij për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë, ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit”, u shpreh kreu i PD.

Ervin Salianji u caktua drejtues politik i PD në Qarkun e Elbasanit, për të drejtuar fushatën për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Ndërsa prej ditës së djeshme ai po vuan dënimin me 1 vit burg në Fier, pas vendimit të Apelit që njohu atë të Shkallës së Parë, me akuzën e kallëzimit të rremë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb