Atletico Madrid po përgatitet intensivisht për derbin ndaj Realit. Trajneri i Los Colchoneros, Diego Simeone u shpreh se nuk do të ndryshojë skemë, duke i qëndruar kështu besnik filozofisë së tij të lojës.

Skema: “Është e vështirë të ndryshojmë për dy ditë. Jemi ende në procesin e arritjes në atë që besojmë se na jep më shumë ekuilibër. Në pjesën e dytë mund të ndryshojmë, por duhet kohë”.

“Rivali ka humbur një lojtar të rëndësishëm si Kroos, ose më saktë, ai ka ndaluar së luajturi. Kroos është një lojtar i jashtëzakonshëm, i nevojshëm në çdo skuadër dhe ata ende janë në kërkim të atij lojtari që i jep atij qetësinë për të shfrytëzuar potencialin sulmues”.

Ankthi: “Jam gjithmonë në ankth, nervoz, i frikësuar, i lumtur, i emocionuar dhe duke pritur diçka. Që kur kam ardhur, asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me atë që ndodh sot” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb