Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan paralajmëroi kundër sulmeve të vazhdueshme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu si në Palestinë, ashtu edhe në Liban, raporton Anadolu.

“Me agresionin izraelit të pakufizuar, Libanin në shënjestër, ne jemi tani në ujëra të paeksploruara…Bombardimet intensive vazhdojnë pandërprerë, pa dallim midis civilëve dhe objektivave ushtarake”, tha Fidan në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Këshilli i Sigurimit duhet t’i përkushtohet “detyrës së tij thelbësore”, theksoi ai, duke shtuar: “Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të ndaloni këtë luftë dhe agresionin izraelit”.

Fidan tha se “vetëm dhe vetëm” paqja do të garantojë sigurinë e Izraelit dhe se paqja do të vijë “vetëm” përmes një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës.

“Interesat politike apo individuale të Netanyahut dhe partnerëve të tij fondamentalistë nuk duhet të rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe rendin ndërkombëtar”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb