Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se vrasja e liderit të Hezbollahut është një nga operacionet më të rëndësishme në historinë e Izraelit.
“Kushdo që fillon një luftë kundër Izraelit dhe përpiqet të dëmtojë qytetarët e tij do të paguajë një çmim shumë të rëndë. Edhe sot nuk po ndalemi”, vijoi Gallant, shkruan Al Jazeera.
Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.
Në një deklaratë zyrtare, grupi u zotua të vazhdojë betejën kundër Izraelit “në mbështetje të Gazës dhe Palestinës dhe në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij të palëkundur dhe të nderuar”.
Izraeli tha më herët të shtunën se kishte vrarë Nasrallah në një sulm ajror në periferitë jugore të Bejrutit një ditë më parë.