Libani është kthyer në një arenë lufte prej disa ditësh, që kur se Izraeli nisi sulmet ajrore masive në pjesë më të madhe të territorit, por sidomos në jug dhe kryeqendrën e Bejrutit.
Mediat e huaja raportojnë se automjete të blinduara libaneze janë vendosur pranë urës Burj Al Ghazal të Bejrutit në pritje të përleshjeve të mundshme, në vazhdën e njoftimit të Hezbollahut se lideri i saj Hassan Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit.
Libanezët, mbështetës të Hezbollah pritet të dalin në protesta dhe të përleshen me forcat e sigurisë.
Ura ndan lagjen shiite Khandaa al-Ghami dhe lagjen e krishterë Achrafieh. Më herët kanë shpërthyer protesta mes banorëve të të dy palëve.
Hezbollah konfirmoi mëngjesin e kësaj të shtune se lideri i saj, Hassan Nasrallah kishte humbur jetën si pasojë e bombardimeve izraelite në Bejrut.
(BalkanWeb)