Brentford është bërë ekipi i parë i Premier League në histori që shënon në minutën e parë në tre ndeshje radhazi. Skuadra e drejtuar nga trajneri danez Thomas Frank kaloi në epërsi 1-0 kundër West Hami-t  këtë të shtunë pas vetëm 38 sekondash me Bryan Mbeump.

Po sulmuesi nga Kameruni,  shënoi pas 23 sekondash kundër Tottenhamit, në ndeshjen e luajtur shtatë ditë më parë.

Në ndeshjen e 14 shtatorit, Brentford  ndëshkoi pas 22 sekondash kampionët e Anglisë të Manchester Cityt, me anë të Wissas.

Trajneri i skuadrës, Frank u pyet pikërisht për këtë rekord. “Nuk ka dyshim për këtë, normalisht që është diçka e përgatitur. Ne kemi një plan të qartë për të. Natyrisht, ne e dimë se është e vështirë të shënosh çdo herë në fillim të ndeshjes” – tha ai.

Një rekord me të vërtetë i veçantë, në një kampionat si Premier League.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb