Izraeli ka vrarë së fundmi liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Kjo është një goditje e fortë për grupin militant libanez dhe ka shkaktuar valë zemërimi në Liban.
Ndërsa, ushtria izraelite ka publikuar edhe një listë të komandantëve të lartë të Hezbollahut, që ka eliminuar.
Mes të eliminuarve është oficeri i lartë, Ibrahim Qubaisi. Një tjetër emër që bie në sy është edhe Ibrahim Aqil, një tjetër komandant i lartë i grupit të Hezbollahut.
We searched up “dismantled” on the internet, this is the picture that came up: pic.twitter.com/C5p3jmhwIZ
— Israel Defense Forces (@IDF) September 28, 2024
Lista e komandantëve të Hezbollahut, të ekzekutuar nga Izraeli:
Hassan Nassrallah, lideri i Hezbollahut
Ibrahim Muhammad Qabisi, oficer i lartë
Ibrahim Aqil, komandant i lartë
Fuad Shukr, lider grupi
Ali Karaki, komandant i frontit jugor
Uissam al-Tauil, komandant
Abu Hassan Samir, komandant
Muhammad Hussein Srour, komandant i Forcave Ajrore të Hezbollahut
Sami Taleb Abdullah, komandant i njësisit ushtarak “Nasser”
Mohammed Nasser, komandant i njësitit ushtarak “Aziz”
Abu Ali Rida, komandant i njësitit ushtarak “Bader”
(Balkanweb)