Një zjarr masiv shpërtheu në objektin e Tata Electronics Limited (TEL) në Hosur, Tamil Nadu, të Indisë, të shtunën, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në funksionimin e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, objekti luan një rol vendimtar në montimin e komponentëve për iPhone të Apple dhe shpërthimi i zjarrit çoi në pengesa operacionale edhe kur ekipet e zjarrfikësve punuan për të kontrolluar zjarrin.
Sipas raportimeve, rreth 1500 punëtorë ishin në detyrë gjatë turnit të parë në momentin e incidentit.
Të gjithë punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për viktima apo lëndime.
Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri ka rënë herët në mëngjes, duke shkaktuar panik tek punëtorët.