Boris Becker gjeti sërish dashurinë dhe u martua për herë të tretë. Ish-kampionia gjermane e tenisit 56-vjeçare u martua me Lilian de Carvalho Monteiro, 33 vjeç, në një festë tre-ditore në Portofino, Itali më 14 shtator.

Lillian, e cila ka lindur në shtetin ishullor të Afrikës qendrore, Sao Tome dhe Principe, kishte veshur tre veshje të ndryshme gjatë dasmës, ndërsa Becker u shfaq me një smoking krem. Ceremonia u zhvillua jashtë, e rrethuar nga kopshte të bukura dhe u pasua nga një festë me një tortë me katër nivele të mbuluara me trëndafila të bardhë.

Duke folur për martesën e tyre me revistën Hello, Becker e përshkroi atë si një “Weekend magjik” dhe tha se ata zgjodhën Portofino sepse kishin kaluar shumë fundjava të lumtura së bashku atje. “Të gjithë qanë, edhe unë… Vendi ku u zhvillua ceremonia është një nga më uniket që kam parë në jetën time ”, tha ai me emocion.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nusja ka mahnitur 100 të ftuarit me një fustan të bardhë pa rripa, i dizajnuar posaçërisht për të nga mikja e saj e vjetër Andra Ravielli, e cila i kishte premtuar se do t’i bënte fustanin e nusërisë kur të martohej. Çifti, i cili jeton në Itali dhe filloi lidhjen në vitin 2019, shkëmbyen unazat e martesës prej ari dhe brenda pak orësh nga dasma, ish-kampioni i tenisit ndau gëzimin e tij me ndjekësit në Instagram.

Festimi ishte veçanërisht i rëndësishëm për Becker, i cili ka gjashtë tituj Grand Slam, pasi ai u lirua nga një burg britanik në dhjetor 2022 pasi kreu një dënim tetë muajsh për mashtrim financiar. Në krah të tij ishin dy djemtë e tij, Noah dhe Ilia, nga martesa e tij e parë me Barbara Feltus.

Mes të ftuarve ishte edhe ish-futbollisti holandez Ruud Gullit dhe aktori dhe modeli gjerman Boris Konzoe. Të ftuarit kaluan tre ditë në Portofinon piktoreske, ku çifti i priti me varka dhe pije para ditës së dasmës.

Lillian, 23 vjet më e re se Becker, i qëndroi pranë në kohët e vështira, edhe kur u burgos për dy vjet e gjysmë në Mbretërinë e Bashkuar për fshehjen e 2.5 milionë £ në asete. Ai kreu vetëm tetë muaj të dënimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb