Menaxheri i Chelsea-t, Enzo Maresca, foli kështu, siç raporton Bbc.com, pas fitores 4-2 ndaj Brighton: “Ishte një ndeshje e mirë. Ndoshta kemi pasur vështirësi në disa momente të ndeshjes. Preferoj të kem më shumë posedim të topit – thekson Maresca -. Por ne u munduam pak në fillim të ndeshjes, pranuam posedimin sepse ata na befasuan pak taktikisht, por në përgjithësi ishim mjaft mirë”.
Për Cole Palmer: “E kam njohur Palmerin për shumë vite, e kam pasur në Manchester City në U-23. Gjëja më e mirë është se mënyra e tij e të qenit njeri është e njëjtë. Kjo nuk e ndryshon jetën e tij, por ai mund të kishte shënuar më shumë sot”, theksoi Palmer.