Tani është zyrtare. Partizani ka firmosur me mbrojtësin David Domgjoni, i cili ishte pa ekip pas eksperiencës së tij në kampionatin kazak me Tobol.

Qendërmbrojtësi ka nisur karrierën e tij në radhët e Tiranës, para se të aktivizohej me klube si Kastrioti e Lacci në Superiore. Ai ka luajtur më pas edhe në Turqi, Zvicër, Poloni e së fundmi në Kazakistan, para se të kthehet tashmë përsëri në Shqipëri për të firmosur me Partizanin.

NJOFTIMI I KLUBIT

Klubi Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me David Domgjonin. Qendermbrojtësi kosovar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës së fundit në elitën e futbollit kazak me skuadrën e Tobol Kostanay. Në të kaluarën Domgjoni ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar në radhët e Laçit dhe Tiranës.

27 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1 me 17-të herë kampionët e Shqipërisë dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në seancën e së hënës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb