Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin analizoi fitoren 0-1 ndaj Bylis.
“Faleminderit për komplimentat, e dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Edhe sot patëm disa raste dhe patëm probleme në finalizim. Ishim në vështirësi në pjesën ofensive, por ia dolëm.
Telushi? Përveçse kemi sulmuar mirë në lojën tonë dhe kemi mbrojtur mirë. Ishte një ndeshje e vështirë që duhej ta fitonim, Telushi bëri një ndeshje shumë të mirë si e gjithë skuadra. Edhe Lleshi u fut me dëshirën e duhur.
Si fillim po kthehen të gjithë lojtarët dhe kjo është gjë e mirë, presim dhe disa të tjerë. Vetëm Azamovic ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe shpresojmë të kthehet sa më shpejt. Trajneri është i kënaqur kur ka skuadrën e gatshme dhe vështirësi në zgjidhje. Për objektivat kemi kohë të mendojmë, t’i gëzohemi fitores dhe të shohim ndeshjen e radhës”, tha Bordin.