Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe dhe tufane.

Sipas SHMU, ditën e hënë, të martë dhe të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Pas mesjavës parashikohet ndryshim tërësisht i situatës meteorologjike, kjo për shkak të largimit gradual të qarkullimit anticiklonar për ti lënë vend ndikimit të një qendre të thellë presioni të ulët me origjinë veriperëndimore e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin.

Rrjedhimisht, për ditën e enjte dhe të premte aktiviteti i këtyre masave ajrore të lagështa do të bëjë që moti të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpasherëshme dhe të vazhdueshme në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat urbane mund të shfaqen problematike.

Era intensifikohet e fortë, në formën e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18m/s, në kuadratin e jugut.

Vlen të theksohet prezenca e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

461418553 18139600054357388 4181576349978522893 N
461418553 18139600054357388 4181576349978522893 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: