Mbahet pasditen e sotme seanca e radhës së Kuvendit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se pritet që kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali të bëjë një njoftim zyrtar në lidhje me mbarimin e mandatit të deputetit Ervin Salinjit pas burgimit në IOEPV e Fierit, si pasojë e vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit.

Kjo pritet të shkaktojë edhe tensione nga ana e deputetëve të opozitës, edhe pas deklaratave nga Partia Demokratike, se nuk do të ketë marrëdhënie normale me mazhorancën.

Pas mbarimit të mandatit për Salianjin, kuvendi pritet të njoftojë KQZ mbi krijimin e vendit vakant, vakancë e cila do ë plotësohet nga lista shumëemërore e dorëzuar nga PD në zgjedhjet e fundit parlamentare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb