Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi, pas mbledhjes së grupit u shpreh se deputetët e mazhorancës kanë qenë në terren në përgatitje për zgjedhjet e 2025.

Në lidhje me paralajmërimin nga ana e PD për të mos marrë pjesë në komisionet parlamentare, Peleshi u shpreh se kjo është një zgjedhje e tyre.

“Grupi do të vijojë të ndjekë me përgjegjshmëri të gjithë jetën parlamentare, seancat dhe komisionet. Seanca e sotme është e rëndësishme, seancë për komunitetet.

Grupi ynë ka qenë në terren me takime, aktivitet i shtuar politik në fazën në të cilën po futet politika me afrimin e zgjedhjeve. Sot është zhvilluar një seancë e komisionit për Çështjet Europiane, ka edhe komisione të tjera që vijojnë, jeta parlamentare vazhdon. Zgjedhja e tyre nëse vendosin të marrin pjesë ose jo”, tha ai.

Kreu i grupit foli edhe në lidhje me vendimin e opozitës për ngrirjen e marrëdhënieve me PS.

“Nuk e kemi kuptuar mirë vendimin e opozitës, shpresojmë të mos përkthehet në bojkot. Ne na qëndron mbi krye ligji e procedura”, u shpreh Peleshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: