Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi nuk ka dhënë një përgjigje të prerë lidhur me propozimin që pritet të zyrtarizohet nga Partia Demokratike për hetimin e lidhjeve të politikës me krimin.

Peleshi tha se nuk mund të paragjykonte propozimin, por kërkesa duhet parë. “Do e shqyrtojmë kërkesën, nëse është brenda kuadrit ligjor dhe rregulloreve të Kuvendit. Por nuk kemi pse të paragjykojmë pa e parë më parë kërkesën”, tha Peleshi.

I pyetur nëse kërkesa drejtuar Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës vë në dyshim integritetin e Gjykatës Kushtetuese, Peleshi tha se institucione të tilla si Komisioni i Venecias na ndihmojnë qoftë ne, qoftë Gjykatën Kushtetuese për çështje të tilla.

“Nuk besoj se ka lidhje me integritetin, nuk është herezi nuk është mëkat, që edhe mund të ketë interpretime të ndryshme.

Ne duhet të kemi parasysh që institucione të tilla si Komisioni i Venecias na ndihmojnë, qoftë ne si Kuvend, ashtu edhe Gjykatën Kushtetuese. Nuk e shikoj si qëndrim integriteti”, tha Peleshi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: