Ilir Proda është emri i kandidatit që ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i ka dërguar kryeministrit Edi Rama për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Proda ishte në garë për postin e drejtorit me Altin Menën, Ardian Çipën, Neritan Nallbatin dhe Skënder Hitën në listën e kandidatëve më të vlerësuar.
Prej vitit 2005 pjesë e uniformave blu, Ilir Proda ka një karrierë 19-vjeçare në Policinë e Shtetit. Ai ka mbajtur detyra dhe funksione të rëndësishme në Polici si shef Komisariati në Tiranë e Bulqizë, por edhe zv/drejtor për hetimin e krimit në Korçë e Elbasan.
Nga marsi i vitit 2023, Proda mban detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.
BalkanWeb mëson se kryeministri Edi Rama do të firmosë emrin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit ditën e mërkurë, kur pritet të zhvillohet edhe mbledhja e Qeverisë.
Karriera e Ilir Prodës
2002-2005 Akademia e Policisë
-Gusht 2005-Nëntor 2011 Komisariati Nr.3 Tiranë
-Nëntor 2011-Mars 2012 Komisariati Nr.4 Tiranë
-Mars 2012-Qershor 2013 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit
-Qershor 2013- Tetor 2013 në Policinë e Lezhës
-Tetor2013- Dhjetor 2014 Shef Komisariati Nr.2 Tiranë
-Dhjetor 2014- Shkurt 2016 Shef Komisariati Bulqizë
-Shkurt 2016 – Maj 2017 Seksioni për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
-Maj 2017- Korrik 2019 Drejtoria e Përgjithshme, Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë
-Korrik 2019 – Tetor 2021 Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë
-Tetor 2021- Mars 2023 Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan
-Mars 2023 Drejtor i Drejtorisë Vendore i Policisë së Elbasanit
(BalkanWeb)