Edi Paloka ka deklaruar se skenari për ngujimin në selinë e PD pas vendimit të Apelit për Salianjin, shkonte përtej kësaj.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai u shpreh se plani ishte që nëse ngujimi do të vijonte deri të hënën (Sot) atëherë grupi së bashku me Salianjin do të merrej e së bashku do të ngujoheshin në Kuvend.

Nëse do të ishim ngujuar, dhe do të zgjasnim në seli deri të hënën, do të merrnim Ervinin e do të ngujoheshim më pas në Kuvend”, u shpreh ai.

Kujtojmë se propozimi për ngujimin erdhi në mbledhjen që grupi parlamentar i PD ditën që Apeli vendoosi dënimin me 1 vit burg për deputetin Salinji, propozim që nuk u pranua nga vetë deputeti, duke u shprehur se do të vetëdorëzohet.

Duke qenë se sot mbahet seancë parlamentare, Paloka është shprehur se nuk mund të ketë një seancë normale pas asaj që la ndodhur, megjithatë në lidhje me atë që pritet të ndodhë, do të vendoset në mbledhjen që do të mbahet pak më vonë nga grupi parlamentar i PD.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb