Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, mohoi shkeljen e çdo rregulli, ndërsa ajo dhe partia e saj “Tubimi Kombëtar” dhe 22 të tjerë dolën para gjyqit të hënën në Paris, nën akuzat për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian.

Teksa po hynte në gjykatë, Le Pen ka thënë se “ne nuk kemi shkelur asnjë rregull politik dhe rregullator të Parlamentit Evropian” dhe u zotua të paraqesë “argumente jashtëzakonisht serioze dhe jashtëzakonisht të qëndrueshme” në gjyq.

Rasti ka potencialin të dëmtojë ambiciet e saj politike.

Gjyqi nëntë-javor do të monitorohet nga afër nga rivalët politikë të Le Pen, pasi ajo mbetet një pretendente e fortë në garën për të pasuar Emmanuel Macronin kur të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme presidenciale në në vitin 2027.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: