2 persona kanë rënë në pranga nga blutë e Shkodrës, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Sipas edhe një komunikate, njëri akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait e tjetri ndaj bashkëjetueses.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër/ Stacioni i Policisë Velipojë arrestoi shtetasin D. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Ças, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb