Vendimi për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Serbisë për organizimin e Europianit U21 në 2027 ka sjellë reagime të shumta. Ish-lojtari i Kombëtares, Lorik Cana, në një intervistë të dhënë në Kosovë, ka dalë hapur, duke treguar pozicionin e tij kundër.

“Armando Duka ende nuk e di se me kë ka punë. Nuk pajtohem me vendimin e tij për të organizuar Kampionat me Serbinë.

Fillimisht, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata shqiptare, Federata e Kosovës”, tha Cana.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb