Në rubrikën ‘Opinion’ në News24 i ftuar eksperti sigurisë, Fatjon Softa ka diskutuar rreth kandidatit që i është dërguar Kryeministrit Rama për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ilir Proda është kandidati më i favorizuar, teksa në lidhje me këtë përzgjedhje Softa u shpreh se ai ka pasur në drejtim disa qarqe por së fundmi një qark problematik si ai i Elbasanit.

Më tej Softa u shpreh se sa i takon qasjes ai ka pasur 3 emra të cilët i ka menduar si më të favorizuar duke theksuar edhe ndasitë e gjeneratave.

Softa:

Është një emër relativisht i një gjenerate të re ashtu si Ministri  i cili e paralajmëroj këtë. Proda është një person i cili ka drejtuar një zonë problematike, ka komunikim dhe nëse nuk do të ketë fatin e drejtorëve të tjerë.

Unë kam pasur qasje te 3 persona, Proda, Çipa dhe Hitaj të paktën për gjeneratë e re. Por nëse do flasim për një gjeneratë pak më jetëgjatë, pro në raport me kandidatët e tjerë të paktën me dy kam pasur mundësi edhe të komunikoj me drejtorin e qarkut të Gjirokastrës me të cilin kemi një projekt për policinë dhe me Prodën në një emision televiziv.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: