Kur faqja e parë e gazetës New York Times (më presitigjozes në Amerikë), u hap me lajmin për krijimin e minishtetit bektashi brenda Tiranës, një breshër lajmesh, analizash, debatesh shpërtheu në mediat tona të shkruara e vizive. Për tre ditë rresht, portalet, studiot televizive, dhe rrjetet sociale kishin kryefjalë të tyre pikërisht minishtetin bektashi që ka sugjeruar Edi Rama.

Nga një analizë e faqeve të internetit dhe të rrjeteve sociale me adresa IP këtu në Shqipëri, që e bëra me ndihmëne specialistit tim IT, rezultoi se pothuaj gjysma e lajmeve, analizave, komenteve në tre ditët pas lajmit të parë ishin rreth Urdhrit Bektashi.

Por të enjten Salianji u dënua me vendim të formës së prerë me një vit burg, dhe Bektashinjtë u harruan. Një breshër lajmesh, analizash, debatesh shpërtheu në mediat tona të shkruara e vizive rreth Salianjit. Për tre ditë rresht, portalet, studiot televizive, dhe rrjetet sociale kishin kryefjalë të tyre pikërisht dënimin e tij.

Nga një analizë e faqeve të internetit dhe të rrjeteve sociale me adresa IP këtu në Shqipëri, që e bëra me ndihmëne specialistit tim IT, rezultoi se mbi gjysma e lajmeve, analizave, komenteve në tre ditët pas lajmit të parë ishin rreth Salianjit.

Me kalimin e tre ditëve duket se vemendja e mediave të shkruara e vizive do të përqendrohet tek protestat e opozitës, deri sa të dalë ndonjë lajm tjetër i rëndësishëm në vijim…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb