Mbrojtësi holandez i Interit, Stefan de Vrij, në konferencën për shtyp, përpara sfidës së dytë në Champions League theksoi se skuadra e ka lënë pas humbjen në derbi ndaj Milanit:

“Ishte e rëndësishme të ringriheshim pas humbjes në derbi, gjë të cilën e bëmë me sukses në sfidën ndaj Udineses. Uljet dhe ngritjet janë normale gjatë një sezoni. Me Monzën hasëm vështirësi, pasi ato luajnë të gjithë prapa, ndërkohë që totalisht e ndryshme ishte situata ndaj Cityt. Ndaj çdo kundërshtari, duhet të përshtatesh sipas stilit të lojës së tyre”, theksoi De Vrij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: